Dako në përgjimet e EULEX-it? Reagon kryebashkiaku: Ja e vërteta

Nov 24, 2017 | 15:38
SHPËRNDAJE

Kreu i bashkise se Durresit, Vangjush Dako ka reaguar zyrtarisht pas akuzave dhe denoncimeve se emri i tij rezulton ne pergjimet e EULEX-it.

Vangjush Dako
Vangjush Dako

Gazetari i “Panorama”, Leonidha Musaj, raporton se Dako ne reagimin e tij ka mohuar se emri i tij eshte i perfshire ne pergjime.

Deklaraten Dako e ka bere sot gjate aksionit per Pastrimin, te Ura e Dajlanit.

“Nuk ka asnje gje te vertete nga cfare thuhet per mua. Opozita kerkon te baltos punen tone, dhe do te pengoje objektivat tona. Une e kam thene edhe ne reagimin tim ne Facebook, se nuk me trembin keto thashetheme”-ka thene Dako.

Ai ka theksuar me tej, se eshte i vendosur te beje punen per te cilen e kane votuar qytetaret.

“Dua tu sherbeje me devotshmeri atyre qe kane besuar tek mua”- ka thene Dako.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura