“Dako ka qenë dhe është miku im”- Bardhi reagon pas deklaratës së Ramës dhe publikon videon: E mbron nga frika se mos anëtarët e bandës i hanë kokën

Feb 16, 2020 | 18:09
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, tha se kryeministri “mbron Vangjush Dakon nga frika se mos anëtarët e bandës i hanë kokën”, akuza që vijnë pas deklaratës së Ramës se ish-krybashkiaku i Durrësit është miku i tij.

Me një shënim në facebook, ndërsa poston një video, Bardhi shkruan nëpërmjet asaj deklarate, Rama “hedh në kosh edhe Departamentin Amerikan të Shtetit, që ka shpallur non grata mikun e tij Vangjush Dako”.

gaz bardhi

Postimi i plotë:

Këmbëngulje e Edi Ramës për të mbrojtur Vangjush Dakon nuk është vetem arrogancë. Është frikë! Është frika e kreut të bandës, se mos anetarët e bandës pendohen dhe, për të shpëtuar nga burgu, i hanë kokën shefit!

Para frikës së humbjes së pushtetit kriminal dhe pasurimit të paligjshëm, para frikës së drejtësisë, Edi Rama hedh në kosh edhe Departamentin Amerikan të Shtetit, që ka shpallur non grata mikun e tij Vangjush Dako, me të cilin ai mban pushtetin në qarkun e Durrësit.

Koha e Edi Ramës ka mbaruar! Anija e tij po mbytet!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura