Daja ka gati “kurthin” ndaj Partizanit: Nuk futemi në fushë për… barazim

Oct 24, 2019 | 10:13
SHPËRNDAJE

Skënderbeu do të pro vojë të vijojë me para qitjet pozitive në javën e fundit të fazës së parë. Një gjë të tillë korçarët duan ta bëjnë nga transferta delikate sot në kryeqytet përballë Partizanit. Pas një ndeshjeje mjaft të mirë përballë Kukësit, bardhekuqtë do të kërkojnë të surprizojnë edhe kampionët në fuqi.

iLIR DAJA

Për këtë, duket se trajneri Ilir Daja ka përgatitur ekipin moralisht që të përballojë një ndeshje me kaq ngarkesë. Pas seancës së fundit stërvitore në Durrës, Daja ka folur me optimizëm për gjendjen e ekipit. Ai ka premtuar një tjetër angazhim maksimal të skuadrës në këtë fund të fazës së parë.

“Ndeshja me Kukësin tashmë i përket së shkuarës dhe ne po mendojmë vetëm për sfidën e radhës. Kemi pak ditë që po e përgatisim këtë takim, i cili paraqet një shkallë vështirësie të lartë. Luajmë në transfertë, por besoj se ky nuk është një faktor i rëndësishëm për të përcaktuar atë se çfarë ne duhet të bëjmë në fushë. Jemi në një moment të mirë dhe për këtë mund të them se lind domosdoshmëria që të vijojmë të tilla performanca. Pikërisht një gjë të tillë kam kërkuar edhe nga ekipi im në këto përgatitje. Ekipi është mirë dhe pas ndeshjes së fundit më ka dhënë sinjale pozitive për cilësinë dhe potencialin që ka. Tani na duhet thjesht të përsërisim këtë takim të fundit për të dhënë maksimumin tonë. Ne nuk shkojmë të luajmë ndaj Partizanit me një objektiv minimal. Jemi Skënderbeu dhe gjithmonë kërkojmë të marrim maksimumin. Edhe këtë ndeshje do të shkojmë atje për të dhënë më të mirën tonë dhe të shohim në fund se çfarë do të marrim nga ky takim”, deklaroi dje trajneri kryeqytetas i Skënderbeut.

Skenderbeu

Daja zgjodhi të rikthehej këtë sezon në Korçë pas një viti te Flamurtari, madje duke refuzuar edhe oferta më të rëndësishme, veçanërisht atë të Shkëndijës së Tetovës. Me Dajën në stol korçarët kanë pasur rezultate pozitive rregullisht në Korçë, por kjo ka ndodhur edhe në kryeqytet.

 

BRUNO DITA

Edhe kapiteni i Skënderbeut, Bruno Dita, ka zgjedhur t’i motivojë të tijtë në ndeshjen e radhës ndaj Partizanit. Pas dëmtimit të Gjergji Muzakës, në ndeshjen ndaj Kukësit ai ishte me shiritin në krah, duke bërë liderin e ekipit. Lojtari që ka luajtur sa në mesfushë dhe sa në qendër të mbrojtjes, ka qenë një ndër më të mirët në ndeshjet e fundit, ndërsa tani kërkon të shkundë grupin e lojtarëve për të mbajtur ritmin e njëjtë.

bruno dita

“Ndaj Kukësit në Korçë bëmë një ndeshje të madhe dhe duhet të vijojmë me këtë ritëm. Treguam që jemi një ekip me cilësi dhe vlera. Tani lind domosdoshmëria për të vijuar kështu. Cilësitë nuk na mungojnë, vetëm me përqendrim mund të arrijmë shumë. Natyrisht që nga ndeshja në ndeshje interpretimi ndryshon në varësi të kundërshtarit. Themi se e kemi përgatitur ndeshjen siç duhet dhe jemi gati për të dhënë më të mirën tonë. E rëndësishme është që të japim maksimumin në çdo ndeshje, pavarësisht se cilin ekip kemi përpara”, përfundoi Dita. Edhe sot ai do të luajë në qendër të mbrojtjes, duke formuar dyshen me “veteranin” Pollozhani. Daja mendon se lojtari është më i përshtatshmi për këtë pozicion, edhe pse roli i tij natyral është mesfushor qendre.

LLAZI SARO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura