Daja: Flamurtari u mbrojt shumë, dhe nuk kishim mundësi të mëdha. Ja çfarë më tha Duro në fund

Feb 9, 2018 | 20:26
SHPËRNDAJE

11 pikë larg. Mundët rivalin direkt. Sa afër titullit?

Përveç diferencës së pikëve që na jep një qetësi, ajo që na jep garanci për të ardhmen është se po futemi në ritmin që kishim në gjysmën e parë të sezonit. Nuk do bëjmë asnjë shenjë nënvlerësimi, dhe këtë do e bëjmë duke futur rivalitetin në ekip.

Ishte një fitore si rrjedhojë logjike?

Ne kemi një stil loje, dhe e kemi të vështirë të dalim nga ai stil. Në stadiumin tonë jemi të lirshëm, edhe pse e dinim se sot do kishim vështirësi, sepse e njihnim Flamurtarin, që kishte ardhur edhe për barazimin. Reaguam që në fillimin e pjesës së dytë, rritëm shpejtësinë e veprimeve. Goli erdhi si pasojë e goditjeve standarte, por kështu fitohen shumica e ndeshjeve.

Daja

Nuk keni goditur asnjëherë portën, deri në momentin e golit. Erdhi si pasojë e cilësive të Flamurtarit, apo skuadra nuk doli tek loja?

Të luash me vendin e dytë, sigurisht që nuk ke shumë hapësirë për të bërë një manovër sulmuese efikase. Nëse e keni vënë ren, gjatë 90 minutave Vlora është mbrojtur në fushën e vet, dhe ka përdorur topin e gjatë. Kjo sigurisht që i ngushton zonat sulmuese, dhe na e vështirëson punën.

Një ndeshje, që të prodhojë spektakël, duhet që lojtarët të jenë të motivuar për të nxjerrë pjesën më të mirë të tyre.

1 gjuajte në portë, asnjë goditje nga këndi. Pse kaq pak krijues?

Një element  i shtuar mund të ishte se Flamurtari kishte shumë forca në 16 metrat e fundit, mund të kishim goditur më shumë nga linja e dytë.

Lojtarët janë mësuar me zërin tim të lartë.

Gripi i doli Dajës kur ra fërshëllima?

Të luash me vendin e dytë dhe të kesh një diferencë prej 11 pikësh, normale që është shumë. Në Shqipëri është shumë.

Çfarë i the Duros?

Më uroi suksese, gjithashtu edhe ai më uroi suksese.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura