Daja: Ekipit nuk i falet të kalojë në një dozë emocionale, Abazaj bëri thjesht detyrën

SHPËRNDAJE

Trajneri Daja, foli për “Supersport” pas humbjes me Luftëtarin. Ai u shpreh se ekipit nuk i falet të kalojë në një dozë emocionale. Për Abazajn, trajneri u shpreh se sulmuesi bëri thjesht detyrën.

daja1

Skënderbeu nuk dinte të humbsite. Shumë nervozizëm sot.

Të gjitha këto, ndodhën kur ne po kërkonim të barazonim rezultatin, dhe janë pjesë të lojës. Jam dakord, një ekip me kaq eksperiencë nuk duhet të kalojë dozën emocionale gjatë ndeshjes. Nuk patëm ritmin e duhur sot. Lojtarët janë ngarkuar në fazë përgatitore. Mungesa e Souesë nga fillimi, pozicionimi i Xhejms sjellon një performancë jo të mirë. Patëm rastet tona për të menaxhuar më mirë ndeshjen, u ndëshkuam në një kundërsulm edhe pse e njihnim kundërshtarin. Duhet të ishim më të vëmendshëm tek Mici, por ka qenë edhe me grip, dhe ka sakrifikuar sot. Të gjitha këto sollën edhe nervozizmin, pasi kaluam në aventurë.

Si ndihesh kur të mund një lojtar i yti, si Abazaj?

Në të gjithë botën, ekipet bëjnë parakontrata. Nuk e bën vetëm Skënderbeu. Lojtarët janë profesionistë. Abazaj bëri detyrën, pavarësisht se neve na vjen keq për atë gol.

Ju duhet më shumë se 35 ditë pushime?

Mendoj se rreth 12 ditë lojtarët kanë qenë pushime, shto edhe ngarkesat, ka qenë e vështirë. Sot duhet të ishim më të kujdesshëm.

A e ndjeu Skënderbeu faktin që gjysma e Skënderbeut është mbi 30 vjeç? Për Souenë, a keni një zëvendësues për të?

Në 2017 lojtarët kishin shumë potencial, dhe nuk është se u vjetëruan për një muaj. Ne kemi kërkuar një qendërsulmues, por merkato nuk është se të jep shumë hapësirë për të gjetur shumë lojtarë. Morëm një lojtar si Krasniqi që ka bërë shumë mirë në Kategorinë e Parë, por i duhet kohë që të përshtatet.

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.