“Daily Mail” shkruan për milionat e gruas së Toni Bler: E nisi në 2011 me Shqipërinë

Feb 1, 2016 | 11:36
SHPËRNDAJE

Ajo braktisi ambiciet e saj për të mbështetur karrierën e bashkëshortit të saj, Tony Blair, por edhe kur bëhet fjalë për paratë ajo nuk pranon të varet nga Tony.

Gruaja e Toni Bler
Gruaja e Toni Bler

Ajo ka kompaninë e saj “Omnia Strategy” e cila ofron ekspertizë në trajnimin e gjykatësve dhe avokatëve të drejtave të njeriut.

Stebastaian Shakespear, ka thënë për “Daily Mail” se ai ka arritur të zbulojë se kompania e Cherie Blair, në vitin 2011 ka marrë nga qeveria shqiptare gati 500.000 paund për konsulence ligjore.

Kontakti vazhdojë të ruhej edhe më vonë, si rrjedhojë e statusit që Tony Blair ka pasur si këshilltarë i Edi Ramës në vitin 2013.

Ai shprehet se Shqipëria nuk ka qenë i vetmi shtet i cili i ka dhënë një shumë të majme kësaj kompanie, por mësohet se edhe shtete të tjera si Kazakistani, kanë paguar pothuajse 400.000 paund për gjashtë muaj konsulence mbi shqyrtimi e ‘traktatit dypalësh të investimeve’.

‘Human Rights Ëatch’e ka quajtur të turpshme që kompania e bashkëshortes së Tony Blair ka arritur të përfitojë shuma marramendëse, duke ju referuar Kazakistanit.

Sebastian shkruan se ‘Omnia’ është një partneritet me përgjegjësi të kufizuara dhe që nuk paguan tatim mbi fitimin, dhe në vend të kësaj ata i shpërndajnë paratë mes punonjësve të kompanisë, që janë klasifikuar si të vetëpunësuar dhe përgjegjës për taksimin e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura