Dagllas Kosta nënshkruan për 5 vite me Bajernin

Jul 1, 2015 | 13:34
SHPËRNDAJE

Pep Guardiolës i realizohet dëshira e radhës. Mesfushori ofensiv Dagllas Kosta mbërriti në Mynih pasditen e së martës për të kryer vizitat mjekësore te Bajerni. Sipas burimeve të gazetës “Bild”, 24- vjeçari brazilian do t’i kryejë në fshehtësi të gjitha dhe ditën e mërkurë (sot) kur çelet edhe merkatoja e verës ai do zyrtarizohet. Këtë lajm ka dhënë nëpërmjet adresës së tij në “Twitter” edhe gazetari i njohur italian i “Sky”-t, Xhanluka di Marcio.


Kontratë 5-vjeçare
 Bajerni i Mynihut pati arritur akordin me Shahtjor Doneckun, njëkohësisht edhe me lojtarin. Disa ditë më parë, këtë transferim e ka pranuar edhe trajneri Mirçea Luçesku. Klubi ukrainas ka pranuar ta shesë mesfushorin e krahut për 30 milionë euro. Dagllas Kosta do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare, nga e cila pritet të përfitojë 5-7 milionë euro.

Zëvendës për “Robberi” Me ardhjen e 24-vjeçarit, Bajerni fuqizohet jo vetëm me një lojtar krahu të shpejtë, por edhe me një futbollist që premton për të ardhmen. Ai do të mbulojë pozicionet e krahut, në veçanti rolin e Riberisë dhe Robenit. Francezi vazhdon të jetë i dëmtuar, por gjendja fizike dhe mosha e tij (32 vjeç) nuk premton vazhdimësi. E njëjta gjë vlen edhe për Robenin. Një dëmtim i tyre ka bërë që ata të mungojnë me javë të tëra. Por, nuk përjashtohet që Kosta të luajë edhe si mbrojtës krahu i tipit Roberto Karlos kryesisht në krahun e djathtë. Ish-lojtari i Shahtjorit nuk do të nisë direkt stërvitjen, por do pushojë disa ditë, pasi ishte angazhuar edhe në Kupën e Amerikës. Me shumë mundë- si, pritet të prezantohet në stërvitje më 11 korrik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura