Dafina Zeqiri tregon gjoksin, por nuk arrin të joshë  

Apr 23, 2015 | 11:35
SHPËRNDAJE


Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, njihet për surprizat e ndryshme që bën nëpër mbrëmje muzikore. E duke qenë se është një nga emrat më të kërkuar dhe më të popullarizuar, sigurisht që edhe asaj i duhet të bëjë ndonjë gjë më shumë për të mbajtur fort fronin e njërës prej mbretëreshave të këngës shqipe. Meqë për momentin ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të realizuar disa projekte që i kanë ngelur përgjysmë, para se të udhëtonte ajo ka realizuar disa mbrëmje muzikore, në të cilat është shfaqur me gjoksin jashtë. ‘’Panorama plus’’ ka raportuar disa herë që këngëtarja, edhe pse e reklamon atë, ka probleme. Ndërhyrja që ka bërë Dafina në gjoks nuk është e mjaftueshme për ta ekspozuar dhe për të thënë se ka një gjoks perfekt, si disa kolege të saj. Ylli i muzikës shqiptare, megjithatë, mbetet shumë e dashur te publiku, gjë që shihet edhe nga pozat e shkrepura prej fansave të këngëtares. Fillimisht ajo është shfaqur e veshur deri në fyt e kur atmosfera ka filluar të nxehet, është zhveshur duke dhuruar një spektakël të zjarrtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura