Dafina Zeqiri shpërthen në lot ‘live’ në emision (Foto)

May 22, 2016 | 18:14
SHPËRNDAJE

Dafina është rikthyer në Kosovë dhe në një intervistë ekskluzive në Rtv21, Labi ka prekur temën e vdekjes së nënës së motrave Ismaili, duke e lidhur pjesën kur Dafina u ka shprehur ngushëllime Zanfinës dhe Adelinës, pas një kohe të gjatë kur ato nuk kishin ndonjë komunikim mes vete.

dafina1

Dafina është prekur shumë nga kjo temë duke treguar anën e saj të ndjeshme në lidhje me nënën e saj, ka shpërthyer në lot.

Ajo ka sqaruar se me Zanfinën nuk është e vërtetë se nuk flet më, thjesht janë shkëputur pa ndonjë arsye ose “sherr”.

Këngëtarja ka shprehur përsëri ngushëllimet për Monën publikisht dhe tregon sa e lidhur është ajo me nënën e saj dhe se e kupton dhimbjen e motrave Ismaili, pasi edhe Dafina po përballet me disa operacione që nëna e saj i është nënshtruar së fundmi dhe se edhe motrat Zeqiri janë rritur vetëm me nënën, pa dashurinë e babait./Lajmi.net/

dafina2 dafina3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura