Dafina Zeqiri realizon setin fotografik në motorin që i dhuroi partnerit/ Cili ishte reagimi i Dj Geek (FOTO)

May 27, 2022 | 18:43
SHPËRNDAJE

PANORAMA PLUS/ Dafina Zeqiri është një nga këngëtaret më të pëlqyera në tregun tonë muzikorë.

Përpos vokalit që e dallon, Dafina ka edhe një stil të veçantë në veshje. Këngëtarja nuk heziton të guxojë me lukun e saj si në veshje edhe në flokë dhe make up. Së fundmi ajo ka realizuar një set fotografik të cilin e ka ndarë më pas me ndjekësit e saj në Instagram.

Në fotot e bërë publike Dafina mban veshur një palë pantollona dhe një bluzë të hapur përpara ngjyrë jeshile të ndezur. Ajo ka pozuar në  motorin Vespa që i dhuroi partnerit të saj disa ditë më parë.

“Le ta shfrytëzojmë vespan e burrit tim shpejtë,”- shkruan Zeqiri krahas fotove.

Të shumtë ishin komentuesit në postin e këngëtares, duke e komplimentuar për dukjen. Nuk mungoi edhe ai i partnerit të saj i cili shkruan thjeshtë “Të Dua”.

LEXOJE TE PLOTE TE PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura