Dafina Zeqiri: ‘Fama më turbulloi, u largova nga disa njerëz të afërt

Jul 22, 2015 | 13:28
SHPËRNDAJE


Këngëtarja e njohur kosovare është rikthyer me një projekt të ri të titulluar ‘’Te ti’’, një ide shumë e bukur nga Dafina. Këngëtarja është ndier e kënaqur nga ky realizim, por në një bisedë të fundit ajo është shprehur e indinjuar nga koha e vështirë që ka kaluar në karrierën e saj, duke pranuar se është munduar të largohet dhe të mbyllet nga disa njerëz me qëllim të caktuar, pasi kishte arritur një famë të konsiderueshme.

‘’Disa njerëz nuk kanë pasur respekt ndaj meje, e për të mos e lënë deri në atë pikë sa të lodhem psikologjikisht, u largova prej tyre, po  ashtu edhe nga disa media. Më kanë kuptuar për vendimet e mia dhe më kanë lënë qetë që të punoj me veten dhe projektet e mia, se është e vështirë kur ke një famë të caktuar e secili dëshiron të të hidhet në krahë. Unë mendoj se njerëzit duhet të respektojnë njëri-tjetrin, se ka dallim nga ajo që je në skenë dhe jetën private.

Ka shumë paragjykime për jetën time private, sepse kur je fytyrë publike ka shumë thashetheme, sidomos në vendin ku jetojmë. Informacionet për mua nuk kanë qenë të sakta e unë nuk e kam parë të detyruar të dal dhe të them se kjo është e vërtetë apo jo. Jam përqendruar vazhdimisht në punën time dhe i kam lënë që të kënaqen me ato ‘storie’. Më janë dashur shumë vite që të gjej vetveten se kur bën një famë, e humb veten se rrethohesh e ndikohesh nga njerëz të afërt dhe nga rrethi. Sot jam shumë mirë si kjo Dafinë që jam dhe nuk kam qejf të kthehem mbrapa”, tregon këngëtarja e cila lëviz shumë kohëve të fundit në Amerikë dhe Suedi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura