Dafina Zeqiri e nis javën mbarë, reperi me famë botërore mban veshur bluzën me portretin e saj dhe këngëtarja s’mund të ishte më e lumtur

Jan 18, 2021 | 14:04
SHPËRNDAJE

Reperi me famë botërore, Diddy publikoi ditën e djeshme një video në Instagram teksa kalonte kohë me familjen e tij.

Në pamjet shihen fëmijët e 51-vjeçarit teksa luajnë në piano dhe reperi, i cili shijon këtë moment të këndshëm me familjen.

Por ajo çfarë ra në sy ishte bluzja që ylli botëror mbante veshur.

Në bluze shihet e stampuar fytyra e këngëtares shqiptare, Dafina Zeqirit, në pjesën e shpinës.

“Çfarë e hëne ? Diddy duke veshur një nga bluzët e mia “King”,”- shkroi ajo, teksa ndau me ndjekësit e saj pamjet.

Bluzet janë prodhuar për albumin e këngëtares “King” të vitit 2017.

/Panoramaplus.al

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DAFINA ZEQIRI (@dafina.zeqiri)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura