Dafina Zeqiri e dashuruar me DJ Geek, zbulohet arsyeja pse e mohoi lidhjen për disa muaj. Këngëtarja e frikësuar nga …

Feb 15, 2020 | 22:38
SHPËRNDAJE

Prej kohësh, në mediat online e jo vetëm qarkulloi me shpejtësi lajmi se Dafina Zeqiri dhe miku i saj i njohur si DJ Geek janë duke përjetuar një lidhje dashurie. 

Me këtë të fundit, këngëtarja realizoi edhe hitin e famshëm “Alo”, ku shfaqeshin të dy në skena romantike. E pasi ka përfunduar klipin e ri me titull “Merri krejt”, zbulohet dhe djali që ajo i dorëzohet përfundimisht.

Ai është miku i saj Dj prej vitesh, Dj Geek, dhe lajmin për lidhjen e tyre e konfirmoi vetë Dafina pak ditë më parë, ndërkohë që tani nuk mungojnë postimet romantike në publik. Pas një fotoje të publikuar nga Dafina, Dj Geek i ka shprehur dashurinë.

“Të dua”, shkruan ai.

“Të dua më shumë”, ia kthen Dafina. Kujtojmë që në verën e vitit që lamë pas, Dafina e mohoi kategorikisht lidhjen me kolegun e saj, e frikësuar nga dështimet e lidhjeve të mëparshme, të cilat kishin marrë fund pasi ishin bërë publike.

dafina´djgeek1

Lidhja me Dj. Geek nisi disa muaj pas ndarjes së saj nga ish-partneri Jose. Edhe pse ajo shkëmbente zemra me DJ-in, në një deklaratë për mediat këngëtarja e mohoi këtë lajm disa muaj më parë.

“Jo, nuk jam në lidhje me DJ Geek. Kanë qarkulluar po ashtu, lajme se kam qenë në lidhje me Pëllumb Citakun (menaxherin e kompanisë ‘Moneyz’), i cili është djali i dajës. Kam 5 djem në ekip dhe jemi shumë të afërt me njëri-tjetrin, kuptohet si familje. Jemi bashkë pothuajse 24/7. Unë mbetem single dhe e vetmuar (qesh). U bë disa kohë që jam single dhe të them të drejtën, kurrë s’kam qenë më e lumtur”, është shprehur Dafina.

Por s’ka vonuar shumë dhe po e njëjta Dafinë deklaron se ajo është kokë e këmbë e dashuruar dhe i dashuri i saj është pikërisht Dj. Geek. /Panoramaplus.al

           

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura