Dafina Zeqiri dhe partneri i saj “arratisen” vetëm për vetëm/ Dj Geek ndan momentet gazmore nga pushimet (FOTO)

Jun 25, 2022 | 17:10
SHPËRNDAJE

PANORAMA PLUS/ Dafina Zeqiri dhe Genc Halimi, ose i njohur nga të gjithë si Dj Geek janë ndër çiftet më të preferuar të showbizit shqiptar.

Dyshja përpos partnerë në jetë, janë edhe bashkëpunëtorë në skenë. Sezoni i verës është shumë i ngarkuar për çiftin e artistëve, por si duket ne mes të gjithë angazhimeve gjejnë kohë të shijojnë pushime vetëm për vetëm.

Së fundmi Dafina dhe Geek janë larguar nga në një destinacion të paditur me njëri-tjetrin. Dyshja duket se po kalon një kohë shumë të mirë, ku Genci nuk ka hezituar të ndajë disa situate gazmore në Instastory.

“Pas gotës së tretë,”-shkruan Dj, teksa shfaqet me një filtër me mikrofon duke kënduar.

Kujtojmë se Dafina dhe Dj Geek konfirmuan romancën e tyre në fillim të 2020. Për muaj me radhë ata u vendosën në qendër të vëmendjes, për lidhjen e papritur të dashurisë dhe ndarjen po aq të shpejtë të tyre.

Vetëm disa muaj nga lidhja e tyre, Dafina deklaroi se kishin vendosur të ndahen. Këngëtarja tregoi se i ishte dashur të zgjidhte mes lidhjes me të dhe karrierës, ndaj vendimi më i mirë i momentit sipas Dafinës ishte të zgjidhte karrierën.

Ndonëse të ndarë ata vijuan të shoqërohen me njëri-tjetrin dhe të punonin si më parë duke u shfaqur kudo bashkë. Në fund të 2021, Dafina dhe Geek konfirmuan rikthimin me njëri-tjetrin dhe që atëherë janë shfaqur shumë të lumtur dhe të dashuruar.

Dj Geek dhe Dafina Zeqiri nuk e fshehin dashurinë e tyre të madhe… –  Revista Who

© Panorama.al

Te lidhura