Dafi Derti: Unë dhe Silva Gunbardhi 1 vit prindër, ajo është partnere me 20 yje

Jul 29, 2016 | 13:04
SHPËRNDAJE

Një vit pasi u bënë prindër për herë të parë të djalit të tyre Dalvi, reperi Dafi Derti dhe këngëtarja Silva Gunbardhi po punojnë për këngën e tyre çift, që pritet të sfidojë me klikime klipin “Të ka lali shpirt”.

Kjo këngë, që mban rekordin e klikimeve në Youtube ndër vite mes produksioneve muzikore shqiptare, ishte dhe arsyeja e njohjes së tyre, një dashuri që i çoi në bashkëjetesë. Që nga ajo kohë, ata nuk ndahen asnjëherë nga njëri-tjetri, duke alternuar jetën familjare si prindër të rinj me karrierën muzikore, ndërsa planifikojnë axhendën koncertore kudo të dy.

180418

Por si mund të jetë rutina e një çifti brenda të njëjtit profesion, e kanë më të vështirë, apo më të thjeshtë jetën bashkë dhe si e menaxhojnë familjen që kanë krijuar? Këtë kuriozitet kësaj here na e shuan reperi Dafi, partneri i Silvës. “Nuk ka më mirë se kur janë çift dy artistë, sepse gjejnë mirëkuptim në shumë aspekte të jetës, siç po e provojmë dhe ne.

Ndërsa Silva mund të them se është partnere me 20 yje, sepse 5 janë shumë pak për përshkrimin që mund t’i bëj asaj”, tha ai. Duke folur për projektet e tyre në muzikë, tregon se: “Kemi bërë një këngë të re mjaft interesante dhe të bukur. Nuk mund ta them datën e saktë se kur do të publikohet pasi aktualisht po punojmë për videoklipin, por e di që shumë shpejt kënga do të dalë në treg”.

largea_10252167_782870028427027_2129826788328142750_n1435929602

Ai la të kuptohet se kënga do të jetë e pëlqyeshme si “Të ka lali shpirt”, pa specifikuar rrymën muzikore, të cilën preferon ta mbajë surprizë. Nga ana tjetër, Silva i është nënshtruar regjimit për rikthimin në peshën normale pak para se djali i tyre të mbushte 1 vjeç, për të qenë në formën e duhur për këtë produksion. Silva dhe partneri i saj, Dafi Derti, vazhdojnë të jenë në kulmin e tyre si këngëtarë brenda Shqipërisë dhe në të gjitha vendet e botës, nga ku marrin shumë ftesa për ture koncertore. Si prindër e kanë përqendruar axhendën gjatë fundjavave, pasi kujdesi për djalin nuk i lejon të shkëputen për periudha të gjata.

22480

Ata mund të konsiderohen ndër çiftet e veçanta që janë partnerë në jetë dhe në punë, pasi në shumicën e rasteve këngëtarët e zgjedhin partneritetin jashtë familjes. Kënga ogur e dashurisë së tyre, “Të ka lali shpirt”, vazhdon të klikohet edhe sot, ndërkohë që i nevojiten 500 mijë klikime për të arritur numrin 200 milionë në Youtube.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura