Dafi Derti: Me Silva Gunbardhin po planifikojmë ceremoni dasme, e vërteta e parave që ajo sjell në shtëpi nga muzika

Sep 5, 2018 | 15:19
SHPËRNDAJE

KLOTILDA HARKA/ U dashuruan në bashkëpunimin e tyre të parë dhe më të klikuar në muzikën shqiptare dhe po planifikojnë ceremoni dasme, tashmë si prindër të djalit të tyre. Këngëtari Dafi Derti rrëfen për “Panorama Plus” si i ndryshoi jeta nga një këngë, martesa dhe menaxhimi i koncerteve të partneres së tij Silva Gunbardhi, paratë që ajo fiton nga muzika dhe si funksionon martesa me dy artistë.

sii

Nga buja e “Të ka lali shpirt” kanë kaluar disa vite. Çfarë ka ndryshuar në jetën tënde nga periudha kur more famë me atë këngë?

Në fakt, në jetën time që pas asaj kënge kanë ndryshuar shumë gjëra. Normal është rritur suksesi, mirëqenia, por ndryshimi më i veçantë tek ajo këngë është se aty u njoha me dashurinë e jetës time dhe sot jemi të bekuar me Dalvin. E nuk besoj se do të kishte pasur një ndryshim më të bukur se ky!

Në atë këngë u shfaqët për herë të parë bashkë me Silva Gunbardhin. Si është martesa mes dy këngëtarëve si ju?

Siç e përmenda më sipër, në atë këngë jemi njohur. Martesa midis dy këngëtarëve si ne është shumë Ok. Normal kemi dhe ne ndonjëherë mosmarrëveshjet tona në lidhje me muzikën, ama përgjithësisht shkon shumë mirë.

Lajmin e plotë e lexoni në linkun: http://www.panorama.com.al/panoramaplus/dafi-derti-me-silva-gunbardhin-po-planifikojme-ceremoni-dasme-e-verteta-e-parave-qe-ajo-sjell-ne-shtepi-nga-muzika/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura