Daçiq provon t’i prishë festën Kosovës, thotë se …

Feb 17, 2018 | 15:14
SHPËRNDAJE

Në dekadën e parë të pavarësisë së Kosovës, Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, thotë se Burundi ka tërhequr njohjen e Kosovës si shtet i pavarur. Ministri serb po tenton t’i bindë shtetet për të tërhequr njohjen e Kosovës.

dacic

Këtë deklaratë Daçiç e dha në një konferencë për media, shkruan gazeta Blic.rs, transmeton Gazeta Express.

“Këto ditë në Prishtinë shënojnë dhjetëvjetorin e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës.Unë dua të jap një kontribut. E kam sjell notën nga Ministria e Punëve të Jashtme të Burundit, me të cilën tërhiqet njohja e Kosovës,” tha Dacic.

Sipas tij pavarësia e Kosovës është e brishtë dhe autoritetet e Kosovës e kanë listën e rreme të 116 vendeve që e kanë njohur pavarësinë e saj.

Ai shtoi se do të vazhdojë luftën për interesat shtetërore dhe kombëtare dhe se Serbia nuk duhet ta njohë Kosovën.

Republika e Burundit ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2012. Burundi ishte shteti i parë i vendeve anëtarë të SADC dhe Afrikës Lindore që njohu pavarësinë e shtetit tonë.

Më 17 shkurt të vitit 2008, Kosova u bë shtet i pavarur. Sot bëhen dhjetë vjet që vendi ynë feston shtetësinë.

Për një dekadë, shteti më i ri në Evropë është njohur nga 116 shtete./GAZETA EXPRESS

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura