Daçiç, vizitë dy ditore në Tiranë

May 22, 2015 | 8:50
SHPËRNDAJE

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç vjen për një vizitë zyrtare në Tirane.  Sot dhe nesër do të marrë pjesë në mbledhjen rajonale vjetore të Këshillit rajonal për bashkëpunim dhe në mbledhjen e ministrave të jashtëm të Procesit të bashkëpunimit në Evropën juglindore, ka paralajmëruar Ministria e jashtme e Serbisë.

Ivica Daçiç

Pritet që në takimin e Procesit të bashkëpunimit rajonal do të diskutohet për zhvillimet aktuale dhe për promovimin e bashkëpunimit fqinjësor.

Në mbledhjen e ministrave të jashtëm të vendeve të Procesit të bashkëpunimit në Evropën juglindore do të bëhet ndërrimi i shtetit kryesues: rolin e Shqipërisë tashme e merr Bullgaria.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura