Daçiç: Sponsorët e pavarësisë së Kosovës mundësuan pranimin në UEFA

May 3, 2016 | 17:18
SHPËRNDAJE

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic ka thënë se pranimin e Kosovës në UEFA e mundësoi politika. Sipas Daçiç akti i pranimit të Kosovës është premtim i sponzorëve të pavarësisë.

ivic_1462287521-2940494“Pranimi i Kosovës në UEFA është një fakt më shumë se ne jetojmë në një botë të interesave dhe politikës e jo ligjit dhe rregullave.

Ky pranim shkelë statutet e UEFA-s dhe është një premtim i sponzorëve të pavarësisë.

Federata Serbe do të përdorë mjetet ligjore për të kundërshtuar këtë vendim jo legjitimi” ka thënë Dacic, raporton “Ekspress”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura