Daçiç: SHBA dhe Britania e Madhe ta tërheqin njohjen e Kosovës

Feb 22, 2018 | 15:37
SHPËRNDAJE

Shef i diplomacisë serbe thotë ta ketë zbuluar “recetën” kundër asaj që ai e ka quajtur “histeri shqiptaromadhe”, e cila, sipas tij “është kërcënimi i më i madh i stabilitetit në rajon”.

Porse ky zbulim i tij duket vërtet histerik pasi që mendon, kërkon, ose dëshiron, as më pak e as më shumë sesa Washingtoni e Londra të dalin me vendimin për tërheqje të njohjes së pavarësisë së Kosovës.

dacic_6

Daçiqi ka thënë kështu pak ditë pasi që kryeministri shqiptar Edi Rama propozoi një president të përbashkët të Kosovës e të Shqipërisë.

Pas bisedave me shefin e diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, Daçiqi e ka falënderuar Moskën në përkrahjen e sovranitetit territorial./ Ekspress

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura