Daçiç: Nuk do na kërkohet njohja e Kosovës, Brukseli nuk e di çfarë shkruhet në marrëveshje

May 29, 2015 | 17:56
SHPËRNDAJE

Platforma e Presidentit Nikolic per Kosoven duket se eshte e vonuar dhe kjo ka shqetesuar ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç i cili thotë se nuk është njohur me përmbajtjen e saj.

“Ekziston një dallim i madh mes një deklarate politike në Beograd dhe nevojave te njerëzve në Kosovë. Ne në Beograd mund të miratojmë çdo gjë që ne duam, por në Prizren, e cila ishte dikur kryeqyteti (i Serbisë), tani ka 21 serbë. Flamuri i Serbisë vështirë se do të fluturojë”,. ka ngritur shqetesimin Dacic.

Sipas tij, per “përfaqësuesit e vendeve të huaja” pjesa më e diskutueshme e platformës do të jetë sigurimi i autonomisë thelbësore të Kosovës brenda Serbisë. Ai, megjithatë, nuk mendon se Serbia do të merret me një kërkesë “për të njohur Kosovën.”

“Është e vërtetë se ne jemi duke kërkuar të nënshkruajnë me Prishtinë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme, por kjo nuk do të thotë se ajo do të jetë një kërkesë për njohje të ndërsjellë. Në kete moment në Bruksel askush nuk e di se çfarë saktësisht do të jetë e shkruar në këtë marrëveshje”,- tha Daçiç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura