Daçiç, kundër Nikoliç: Ndarja e Kosovës, zgjidhje ideale

May 30, 2015 | 9:05
SHPËRNDAJE

Zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiç ka thënë se idesë së autonomisë së Kosovës, të propozuar nga presidenti serb Tomislav Nikolliç, i ka ikur koha.

Ivica Daçiç

Ai ka thënë se kosovarët nuk do ta pranonin një gjë të tillë, ashtu sikur serbët nuk do ta pranojnë pavarësinë e Kosovës.

Daçic mendon se Serbisë nuk do t’i kërkohet ta njohë pavarësinë e Kosovës si kusht për integrim në BE, pasi, sipas tij, as BE-ja nuk mban një qëndrim karshi shtetësisë kosovare.

“Për momentin, askush në Bruksel nuk e di se çfarë do të përmbajë marrëveshja. Mirëpo, është e vërtetë se neve do të na kërkohet të nënshkruajmë një marrëveshje ligjore me Prishtinën”, ka thënë ai për gazetën “Vecernje Novosti”, transmeton Klan Kosova.

Sipas tij, zgjidhja ideale e çështjes së Kosovës do të ishte ndarja e saj. Kosova do të merrte territorin në jug të lumit Ibër, kurse Serbisë t’i dorëzohej veriu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura