Daçiç: Kosova kërkon që të mos debatohet në OKB, por kjo nuk do të ndodhë

Aug 14, 2017 | 7:54
SHPËRNDAJE

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se të mërkurën më 16 të këtij muaji, do të mbahet seanca e rregullt tremujore e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, megjithëse për anulimin e këtyre mbledhjeve angazhohen fuqitë e mëdha dhe Prishtina.

Ivica-Dačić-2

“Prishtina në mbledhje asnjëherë nuk e ka lënë pa thënë se Kosova duhet të hiqet nga rendi i ditës i KS-së së OKB-së dhe se Misioni i OKB-së në Kosovë është i panevojshëm, por kjo nuk do të ndodhë për shkak të miqve tanë, që kanë të drejtë të vetos – Rusisë dhe Kinës”, tha sot Ivica Daçiç, në Beograd, me rastin e shënimit të 14 vjetorit të vrasjes së dy djemve të rinj dhe plagosjes së katër të tjerëve në Gorazhdevc në Kosovë, dhe me këtë rast ka porositur se kërkimi i drejtësisë për viktimat serbe në Kosovë do të jetë ide themelore udhëheqëse e qeverisë së Serbisë edhe në të ardhmen, raporton agjencia Beta.

“Kjo është mbledhje e rregullt, megjithëse fuqitë e mëdha së bashku me Prishtinën konsiderojnë se ato më nuk duhet të mbahen ose bile të mbahen më rrallë, një ose dy herë në vit”, tha Daçiç dhe ka shtuar se “për shkak të interesave tona kombëtare duhet të jemi të kujdesshëm me miqtë tanë Rusinë dhe Kinën dhe nuk guxojmë të tërheqim lëvizje, të cilat do t’i rrënonin raportet tona”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura