Në intervistën pas ndeshjes ku u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes, Arbër Çybja, tha se tashmë skuadra është qetësuar pas gjendjes së vështirë, dhe tha se nuk ka rëndësi se cili futbollist shënon, rëndësi kanë tre pikët e ekipit.
Edhe në Shkodër, edhe këtu, i dhuron skuadrës 6 pikë
E rëndësishme është skuadra doli me 3 pikë, nuk ka rëndësi kush shënon.
Ku është ndryshimi momenti kur Magani dha dorëheqjen dhe ekipit tani
Asgjë nuk ka ndryshuar. E njohim shumë mirë profesorin.
Pse kaq vonë lojtar i ndeshjes?
Për fat të keq, kam qenë për gati dy vite i dëmtuar. Kam shkuar në kategorinë e dytë, dhe dëmtimi më la mbrapa. Shpresoj ta gjej veten tani.
Gjendja brenda skuadrës…
Edhe kur kaluam periudhën e vështirë, profesori na fliste. Nuk na vinte në presion, vetëm na fliste se do vinte edhe koha jonë. Na thotë që nëse japim 60% të asaj që japim në stërvitje, e kemi të sigurt fitoren në çdo ndeshje.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al