Cungu plas “bombën”: Nuk kam shpresë me këtë ekip, nëse nuk ka afrime, largohem!

Aug 9, 2018 | 22:38
SHPËRNDAJE

Trajneri i Kukësit, Armando Cungu, është shfaqur i pakënaqur me lojtarët e tij në përfundim të ndeshjes me Torpedon, e cila u mbyll me shifrat 5-2. Shkodrani deklaroi se ekipi i tij bëri gabime të pafalshme në mbrojtje.

cungu

“Rezultati është zhgënjyes dhe nuk jam aspak i kënaqur me shifrat. E them se Torpedo luajti mirë, dhe arriti një rezultat të tillë. Prej problemit të vizave, luajtëm me një mbrojtës qendre, në krahun e djathtë të mbrojtjes. Nuk ishte pozicioni i tij natyral. Dhe nga ai krah, pësuam tre golat e parë, nga ku bëmë edhe gabime të pafalshme. Ekipi im erdhi për të luajtur futboll, por pavarësisht mungesave, patëm një lodhje fizike të madhe. Mos të harrojmë që edhe Rexhinaldo është bashkuar vetëm sot me ne, dhe gjendja e tij fizike nuk ishte aspak e mirë. Ai krijoi katër raste, dhe i humbi, prej gjendjes së tij fizike.” – deklaroi Cungu.

cungu

Ndërkohë, në një intervistë për Hygerta Sakon e Rtsh Sport, Cungu deklaroi se do të shohë pozicionin e tij, nëse nuk vijnë përforcime për ekipin.

“Nëse do e dija se ekipi është në këtë gjendje, nuk do e merrja. Do shoh, nëse do vijnë lojtarë cilësorë për të përmirësuar. Nëse pretendimet e Kukësit janë madhore, dhe duhet të jenë madhore, unë do ndihmoj edhe presidentin e Kukësit me ndonjë mendim. Por, nëse nuk vijnë përforcime, ky grup nuk të jep shpresa, as për Kategorinë Superiore. Nuk të jep shpresa për një ekip kampion. Do shoh edhe unë pozicionin tim, nëse nuk ka afrime të reja. Edhe mund të largohem.” – deklaroi Cungu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura