Cungu për ndeshjen ndaj Karabakut: Kemi përgatitur edhe penalltitë

Jul 29, 2018 | 16:06
SHPËRNDAJE

Armando Cungu ka folur për ndeshjen e kthimit ndaj Karabakut të Agollit. Verilindorët arritën të merrnin një barazim 0-0 në Shkodër që i jep shpresë për ndeshjen e në Azerbajxhan, pasi kanë në lojë 2 nga 3 rezultate.

cunguuu

“Për aq kohë sa rezultatim është 0-0 të jep shpresë për kualifikim. E rëndësishme është që ekipi të luajë me dëshirën dhe karakterin e ndeshjes së parë. Tani pse jo mos ta provojmë. Lojtarët nuk i dhanë mundësi këtij kundërshtari të na godiste. Vetë rezultati të jep mundësinë dhe na kërkon të jemi të kujdesshëm. Nuk duhet të nervozohemi në momentin e finalizimit.”, u shpreh trajneri Cungu për “Super Sport”

Kukësi nuk i ka lënë asgjë rastësisë dhe shprehet se ata janë të përgatitur për çdo gjë, përfshi këtu edhe penalltitë. “Patjetër që po përgatitemi për çdo gjë. Presioni është te kundërshtarët.” Ishte komenti i shkodranit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura