Çuko: Nuk e kemi luksin të mbrohemi, luajmë cdo ndeshje me 4 sulmues

Feb 24, 2018 | 16:13
SHPËRNDAJE

28383487_10208615201977669_214818644_n

Çfarë duhet të bëjë Lushnja për të marrë pikë në shtëpi?

Ne jemi munduar që ndeshjet ti zhvillojmë me 4 sulmues. Kemi probleme me posedimin e topit. Në të vetmin moment që humbëm topi pësuam gol. Kishim disa mundësi për të shënuar, por në momentin tonë më të mirë shënoi Racic.

Pse nuk u mbrojtët kur barazuat?

Ne nuk ka intereson aspak që të marrim barazim në këto kushte që jeni. Ne nuk kemi më se çfarë të humbim.

A ka ardhur momenti që të drejtoni Lushnjën? A jeni ju gati?

Kjo nuk është në dorën time, por në dorën e drejtuesve. Varet se çfarë projekti do të jetë, por në qoftë se më ofrohet do ta pranoj me kënaqësi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura