Çudirat s’kanë fund, i moshuari nga Hasi del debitor në kompaninë celulare, por…

Jul 27, 2017 | 14:35
SHPËRNDAJE

Një i moshuar nga Hasi është çuditur kur në banesë i ka ardhur letra që e njoftonte se rezultonte debitor ndaj një kompanie telefonike, me të cilën ai nuk kishte aspak kontratë për numër telefoni.

auto_bisede_telefonike1482675755-e1490967187651

Për këtë arsye, ai i është drejtuar Policisë duke bërë kallëzim penal. Kjo e fundit pas hetimeve paraprake, ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasen F.L, vjeç 48, banues në Kukës, punonjëse e nje kompanie telefonike në qytetin e Kukësit.

Kjo, pasi dyshohet se nje kompani private me qendër në Tiranë, e ka nxjerr debitor shtetasin T.P vjeç 68, banues në fshatin Vranisht, Has, i cili nuk ka patur numër tek kjo kompani telefonike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura