Çudira shqiptare/ Policia s’vepron, qytetari kap vetë hajdutin

May 27, 2016 | 22:11
SHPËRNDAJE

Një banorë i Sukthit në Durrës pasi ka bërë denoncim në Policisë dhe nuk ka marrë zgjidhje për grabitjen e motorit, e ka zgjidhur vetë çështjen.grabitesi

Ai ka arritur që ta bindë grabitësit që t’i rrëfejë të vërtetën dhe të pranojë se që i ka vjedhur motorin dhe të gjithë këtë bisedë e ka filmuar. Rasti është publikuar në emisionin “Stop” në TV Klan.

“Më vodhën një motor para shtëpisë. Vajta për të bërë denoncim, më thanë hajde mbas 3 ditësh. Më pas do ta pushojë prokuroria çështjen, jo nuk kemi shume prova… Ju futa vetë punës deri sa arrita ta gjeja, i mora vetëm grupin se motorin (skeletin) s’ma jep. Më ka çuar tek shtëpia, motorin e kisha para syve, ai i hoqi vetë grupin e me tha: ‘pjesa tjetër më duhet mua’ . Policia tani më thotë, ‘jo s’ka vjedh krejt motorin por vetëm grupin”, shprehet banori.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura