Çudira shqiptare/ Mobiliet “pushtojnë” rrugët, Bashkia i largon (fotot)

Dec 11, 2017 | 10:58
SHPËRNDAJE

Rrugët plot me mobilie. Kjo është situata në lagje të ndryshme të Tiranës. Çdo ditë punonjësit e Bashkisë së Tiranës detyrohen që të largojnë mobilie të cilat nxirren jashtë përdorimit nga qytetarët.

Pavarësisht apelit të vazhdueshëm të Bashkisë, kolltukë, karrige dhe në jo pak raste edhe tavolina, pasi nxirren nga banesat, lihen pranë hyrjes së pallatit ose në sheshpushimet aty pranë duke zënë hapësirat për fëmijët apo për të moshuarit.

Paralelisht, punonjësit detyrohen që të largojnë nga rrugët edhe mjaft kuti kartoni e arka, ku fatkeqësisht, qytetarët ende nuk janë ndërgjegjësuar për moslënien e tyre vend e pavend apo për zaptimin e vendeve të parkimit duke privuar qytetarët e tjerë.

24959057_1018892024919034_1602246142396322187_o 25075085_1018892111585692_8822933121040233330_o 25158472_1018897951585108_799176908309872951_n 25189105_1018897988251771_666702428772347613_o 25289352_1018891971585706_2731958311432054513_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura