ÇUDIRA SHQIPTARE/ Derbi i kryeqytetit në Elbasan, pallati i sportit nuk “bën” për vaksinim

Jan 20, 2021 | 12:56
SHPËRNDAJE

Ky është një sezon çudirash sa u përket stadiumeve. Sikur të mos mjaftonte problemi i Kukësit që po bën stadiumin e ri apo Kastrioti që do të luajë gjithë sezonin në Kamzë sepse stadiumi i Krujës është i amortizuar, kemi parë që Tirana luan në Korçë apo Partizani në Pogradec. Po flasim për skuadra pritëse… Nuk mbaron këtu.

vaksinimi

Derbi Partizani-Tirana do të luhet në Elbasan, ndërkohë që kryeqyteti ka dy stadiume. Çudia e parë është që përzgjidhet “Air Albania” për të kryer vaksinimin anti-COVID, ndërkohë që mund të përdorej pallati i sportit “Asllan Rusi” ku nuk zhvillohet asnjë aktivitet sportiv për shkak të mbylljes së lojërave me dorë.

Partizani Tirana

Për të mos përmendur pastaj që vaksinimi i personelit shëndetësor mund të kryhej edhe në ndonjë spital me më pak fluks si ai “COVID 4”. Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, është që derbi nuk luhet as në “Selman Stërmasi”, i rikonstruktuar pak vite më parë dhe që edhe po të luhej pa drita, nuk do të ishte hata e madhe për aq kohë sa tifozët ende nuk lejohen në stadium.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura