Çudia tjetër e Eurovision, në Itali dhe Zvicër teleshikuesit votuan Elhaidën të parën…por ajo nuk mori asnjë pikë

May 25, 2015 | 20:30
SHPËRNDAJE

Nuk kanë fund çuditë në votimin e Eurovision.

Nga të dhënat zyrtare të publikuara tashmë në faqen e festivalit europian del se në të paktën katër raste vlerësimi i jurisë së shteteve nuk ka qenë aspak i përafërt me atë të teleshikuesve sa i përket këngëtares sonë Elhaida Dani.

Votimi i Italise

Rasti më flagrant është ai i Italisë. Teleshikuesit italianë e kanë vlerësuar këngën shqiptare si më të mirën duke i dhënë 12 pikë, por ky nuk ishte vlerësimi i 5 anëtarëve të jurisë së Rai-t. Ata e kanë renditur Elhaidën nga vendi i 17-të deri në të 26-të, duke bërë që në fund ajo të mos merrte asnjë pikë nga Italia.

Votimi i Zvicres

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Zvicrën. Teleshikuesit e këtij vendi e kanë votuar Elhaidën të parën. Por juria e Zvicrës ka qenë e mendimit se ajo meritonte vendin e 27-të duke bërë që në fund ajo të mos marrë asnjë pikë.

Votimi i Gjermanise

Në Gjermani, teleshikuesit vlerësuan se Elhaida Dani duhet të renditej e gjashta, ndërsa sipas jurisë ajo duhet të ishte e 26-ta.


E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Greqinë. Teleshikuesit e këtij vendi e nxorën atë të dytën pas Italisë. Por për jurinë ajo duhet të ishte e nënta. Kjo bëri që Elhaida nga Greqia të merrte vetëm gjashtë pikë, ndërkohë që për teleshikuesit ajo meritonte 10. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura