Çudia me zgjedhjet e Panuçit, sa shumë zëvendësime në pushim. Trajneri ende i paqartë

SHPËRNDAJE

Shpesh herë, 90 minuta janë shumë të gjata në futboll, dhe trajnerët vetëm gjatë lojës, “godasin” me zëvendësimet e tyre. Të shumtë janë futbollistët që kanë lënë shenjë në historinë botërore të futbollit, pasi kanë ardhur nga stoli e kanë shënuar gola vendimtarë, por diçka e tillë është kthyer në modë tek Kombëtarja e Panuçit.

Panuci

Në 10 ndeshjet që trajneri italian ka drejtuar deri më tani Shqipërinë, në 7 prej tyre ai ka ndërhyrë para përfundimit të pjesës së parë, apo në fillimin e të dytës, duke kryer gjithsej 12 zëvendësime.

Disa prej tyre kanë qenë edhe sfida miqësore, dhe siç e ka deklaruar edhe vetë, Panuçi ka bërë eksperimentet e tij, por diçka e tillë ka ndodhur edhe në 4 sfida zyrtare, ku 45-vjeçari ka kryer 6 zëvendësime pa nisur pjesa e dytë. Në Maqedoni u larguan Kukeli e Llullaku për Bashën e Memushajn, në Spanjë Memolla i la vendin Agollit ndërsa Balliu, Sadikut, kundër Izraelit Guri qëndroi në dhomat zhveshjes me Balajn që mori qëndrën e sulmit.

Diçka të tillë e bëri edhe mbrëmë, ndaj Skocisë, ku sapo po niste pjesa e dytë, futi Prengën në vendin e Gavazajt. Ende nuk është e qartë se çfarë e shtyn trajnerin të bëjë kaq shumë ndryshime, vetëm pas 45 minutash. Skema që nuk e bind, apo janë lojtarët që ai zgjedh si titullarë, që nuk japin atë që ai pret…

 

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.