Çudia me 127-ën! Shefi i Urgjencës: Marrin për çdo gjë, nga targat e makinës e deri tek shqetësimi për komshiun se…

Mar 12, 2020 | 21:44
SHPËRNDAJE

“Njerëzit kanë marrë 127 për çdo lloj gjëje, deri dhe te targat e makinës,”, kështu deklaroi Skënder Brataj, drejtor i qendrës Kombëtare të Urgjencës.

koronavirusi-infektivi-urgjenca

Ndërsa shtroi problemin se në numrin 127 njerëzit marrin për gjëra që nuk kanë lidhje me situatën aktuale Drejtori i Urgjencës kombëtare shtoi:

“Një tjetër tha jam nga Shkodra kam 30 min që marr në tel pse më del Rama në tel. Tjetri thoshte komshinjtë e mi kanë dyqanin hapur kur do vini t’ia mbyllni”, tha ai në Open në Top Channel.

Brataj bëri dhe apel: Nqs marrin 127 dhe e gjejnë lidhjen e zënë të presin, se kanë më shumë prioritet.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura