Çregjistrimi i vëllait të Fufit, PD çon në Kolegj vendimin e KQZ

May 22, 2015 | 12:55
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ka depozituar sot në Kolgjein Zgjedhor ankesën për vendimin e KQZ të pak ditëve më parë, që cregjistroi nga gara për bashkinë Kurbin, vëllanë e deputetit demokrat Fufi, Ilir Pjetrajn, të kandidatuarin e PD.

Pak dite me pare KQZ miratoi me 4 vota pro dhe 3 kundër kërkesën e Partisë Socialiste për të shfuqizuar vendimin e komisionit zonal të administrimit të zgjedhjeve nr.15 në Lezhë, që më datë 13 maj regjistroi kandidatin e PD-së, Ilir Pjetër Pjetraj.

Ky i fundit u kandidua nga PD-ja pas dorëheqjes së kandidatit të parë, Altin Biba. Por vendimi i KZAZ-së u ankimua nga PS dhe falë votës së kryetares së KQZ-së kandidati i opozitës është përjashtuar nga gara.

Luzi votoi pro propozimit të përfaqësuesit të LSI-së, Gëzim Veleshnja, i cili kërkoi që të shpallej i pavlefshëm vendimi i KZAZ-së së Lezhës dhe, për rrjedhojë, kandidati Ilir Pjetraj të përjashtohej automatikisht nga gara. Për këtë propozim votën pro e dhanë dhe dy anëtarët e propozuar nga Partia Socialiste, Edlira Jorgaqi dhe Denar Biba.

Ndërkohë që propozimi u kundërshtua nga të zgjedhurit e tjerë të opozitës, të cilët tashmë kanë mbetur në pakicë. Kundër kanë votuar Klement Zguri, Hysen Osmanaj dhe Vera Shtjefni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura