CR7 një përbindësh, kërcënon Levën për “Këpucën e Artë”

Jul 13, 2020 | 9:16
SHPËRNDAJE

umë sesa 48 gola në La Liga me Realin e Madridit. Që nga ajo ditë, Luis Suarez dhe Leo Mesi në 3 raste kanë qenë fituesit. Ronaldo nuk është shfaqur as në podiumin e këtij trofeu në 3 sezonet e fundit. Ndeshjet që i kanë mbetur Ronaldos për të kaluar Levandovskin janë kundër Sasuolos, Lacios, Udinezes, Sampdorias, Kajlarit dhe Romës.
Ronaldo
Me Serinë A thuajse të përfunduar dhe pa rivalitet, duket se objektivi kryesor i të gjithë skuadrës është që Kristiano Ronaldo të dalë golashënuesi më i mirë në kampionatin italian dhe në Europë. Ashtu si Ronaldo, edhe Imobile mund ta parakalojë Levandovskin, sepse kampionati gjerman ka përfunduar. Një “luftë” që pritet elektrizuese deri në javën e fundit duke qenë se diferenca mes “Zonjës së Vjetër” dhe Lacios tashmë është 8 pikë dhe duket se nuk ka më garë. Në këtë sezon, Kristiano Ronaldo ka arritur të shënojë në total 32 gola, 28 në Serinë A, 2 në Champions League dhe 2 në Kupën e Italisë. Interesant është fakti që 6 golat e fundit të shënuar nga Ronaldo kanë qenë nga goditje standarde ose penallti. Vetëm një herë e kishte bërë diçka të tillë në vitin 2009 kundër Junajtid. Portugezi është një hap larg historisë me Juventusin pasi për 2 gola do të barazojë Borelin, i cili në vitin 1934 shënoi 31.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura