Seanca pa opozitën/ Maxhoranca rrëzon dekretin e Metës për lojërat e fatit

Sep 13, 2018 | 13:02
SHPËRNDAJE

Ashtu siç pritej, Parlamenti rrëzoi dekretin e Presidentit Meta për ligjin e lojërave të fatit dhe miratoi ndryshimet ligjore në ligjin për dëmshpërblimet për ish-të përndjekurit. Në seancë ishin vetëm deputetët e mazhorancës, ndërsa opozita zgjogji bojkotin edhe këtë të enjte. Dekreti i Presidentit për tatimin mbi të ardhurat është rrëzuar me 74 vota pro dhe asnjë kundër.

Ndërkohë, mbarten për seancën e radhës projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si edhe projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Ç’pritet të ndodhë në Kuvend, maxhoranca rrëzon sot dekretin e Metës

Maxhoranca pritet të rrëzojë sot në Parlament ligjin për tatimin mbi të ardhurat. Presidenti Meta e ktheu në Parlament ligjin e miratuar nga shumica, duke e arsyetuar me uljen e barrës fiskale për lojërat e fatit, duke kujtuar se në këtë mënyrë do të stimulohej më shumë kjo industri.

ramakuvend

Ndryshe nga ky arsyetim i Presidentit në Komisionin e Ekonomisë në Kuvend, ministri Arben Ahmetaj sqaroi se ligji nuk ndryshon tatimin mbi fitimin për kompanitë e basteve, por rrit taksimin për Lotarinë Kombëtare, duke e çuar nga 10 në 15%.

“Unë besoj që ata që kanë këshilluar Presidentin, e kanë këshilluar gabim. Ligji rrit ngarkesën fiskale për atë kompani që ishte përjashtuar nga taksimi prej 15%”, deklaroi Ahmetaj. Gjithashtu, sot në Parlament maxhoranca do të miratojë ndryshimin “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”.

Qeveria ka vendosur që të dëmshpërblejë në mënyrë të plotë të gjithë ish-të përndjekurit që janë ende gjallë dhe të përjashtojë disa kategori nga dëmshpërblimet.

“Nëpërmjet këstit të nëntë, ne do të mbyllim gjithë pjesën e kategorisë parësore, pra, ata që kanë vuajtur drejtpërsëdrejti dënimin. Në 4 vjet janë shpërndarë 7.9 mld, që nga 2014 deri në 2018 në 4 vite janë shpërndarë 9.1 mld”, ka sqaruar Ahmetaj në Komisionin e Ekonomisë.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura