Ç’po ndodh në Lushnjë? Paralajmërimi i gazetarit: Masakra sapo ka filluar

SHPËRNDAJE

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Opinion” është shprehur se ngjarja që tronditi një ditë më parë Lushnjë është vetëm fillimi i një masakre që do të ketë pasoja të rënda. Kjo situatë sipas tij do të vijë si pasojë e faktit se asnjë nga personat e vrarë nuk ka qenë objektiv i atentatit.

“Për fat të keq është vetëm fillimi i një masakre. Në Lushnjë sapo ka filluar. Autorët e kësaj ngjarje nuk kanë qëlluar asnjë objektiv të rëndësishëm. Si ka mundësi që Orges Bilbili është dënuar me 11 vjet burg dhe ishte i lirë?
Laert Haxhiu është kapur para dy vitesh duke trafikuar një sasi heroine. Kur e kapi policia tha që iku sepse mendoi se ishin ata të Aldo Bares.
Janë gjetur tre kallashnikov në makinë. Kemi tre autorë me kallashnikov. Ky është vetëm fillimi i një masakre të vërtetë që sapo ka nisur në Lushnje. Unë po mundohem që të bëj apel,” tha Hoxha.

“Ky grup ka marrë fuqi nga viti i kaluar nga kanabisi. Kjo histori do të dëgjojë pasojën më vonë. Tani janë faturat e likuidimit të hashashit. Autorët  kriminalë kanë bashkëpunim edhe me segmente në radhët e policisë lokale, se ta mendosh që edhe pse ishin të shpallur në kërkim ata kanë marrë leje kalimi të lëvizin në qytet lirshëm. Të dalin 3 veta lirisht, dhe të qëllosh me mbi 100 predha imagjinoni terrorin që kanë përjetuar ata që kanë qenë aty. Aldo Bare është në burg nuk ka pasur mundësi të arratiset. Kjo ngjarje nuk ka lidhje me historinë e vjetër. Në ato vite këta kanë qenë moshë e vogël. Është dikush tjetër pas tyre. Ky burim është financuar nga një organizatë e trafikimit nakotrafik. Nëse nuk ka një ndërhyrje si ajo e 2005 në Lushnje do të ketë pasoja të rënda” tha Hoxha.

 

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakIncidenti i modeles “shpërthen” rrjetin, bukuroshja i nxjerr të gjitha në “shesh”
Artikulli tjetërMediat italiane elozhe Eros Grezdës: Një thesar për t’u mbështetur

S'KA KOMENTE

Comments are closed.