Ç’po ndodh në Londër? Alarm për bombë në avion, evakuohet pasagjerët

May 23, 2017 | 11:12
SHPËRNDAJE

Alarm për bombë në avionin e linjës Dubai-Londër. Mediat e huaja raportojnë se pas alarmit të dhënë, pasagjerët janë nxjerrë nga avioni në aeroportin Heathrow pas një kërcënimi për bombë.

1

Kompania ajrore theksoi se të gjithë klientët që udhëtojnë nga Dubai në Londër kanë zbritur përkohësisht nga avioni për kontrolle sigurie.

“Kjo është thjesht një masë parandaluese, pasi siguria e klientëve tanë dhe ajo e ekuipazhit është prioriteti ynë numër një”, shtoi kompania.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura