Ç’po ndodh me motin? Reshje në gjithë vendin, ja lumenjtë që rrezikojnë përmbytje

Mar 16, 2018 | 9:16
SHPËRNDAJE

Mot shiu ne gjithe vendin. Parashikimet sot nuk lene shume vend per optimizem, pasi do te kete reshje në të gjithë territorin.

IGJEUM ben me dije se në qarkun Shkodër dhe Kukës reshjet pritet të jenë intensive deri në lokalisht shumë intensive. Nderkohe qe reshjet priten më të dendura gjatë mesditës.

reshje-shiu-debore-permbytje-moti-ne-vend-rruge-te-bllokuara

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta.

Sot (e premte, dt.16) do të fillojë RRITJA E PRURJEVE në pjesët e larta malore të basenit duke përfshirë edhe hidrocentralet mbi lumin Drin.

Nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të fillojnë të rriten për shkak të prurjeve nga Liqeni i Shkodrës dhe Lumi Drin në drejtim të Lumit Buna.

Parashikimet e IGJEUM për ditët në vazhdim tregojnë rritje të prurjeve edhe përgjatë fundjavës duke zgjeruar hartën e përmbytjes në pjesën e Nën Shkodrës dhe përmbytjes të zonave periferike të qytetit të Shkodrës në afërsi të Liqenit.

Për arsye të vazhdimit të rrezikut nga përmbytja është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës. Ngjyra e kuqe e qarkut është vendosur për shkak të rrezikut nga përmbytjet. Në pjesën tjetër të territorit nesër do të ketë rritje të prurjeve. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

RESHJET

(e premte, dt.16) priten reshje në të gjithë territorin. Në qarkun Shkodër dhe Kukës reshjet pritet të jenë intensive deri në lokalisht shumë intensive. Reshjet priten më të dendura gjatë mesditës.

TEMPERATURAT

(e premte, dt.16) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 17

në vendet e ulëta: 9 / 15

në vendet malore: 3 / 12

ERA pritet të fryjë deri e fortë.

1 2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura