Ç’po ndodh me kursin e këmbimit? Dollari vijon rënien, ndërsa euro…

Jun 21, 2022 | 10:29
SHPËRNDAJE

Dollari amerikan ka regjistruar sërish rënie këtë të martë pasi ka vijuar edhe sot të humbasë pike teksa është blerë me 113.1 lekë dhe është shitur me 114.1 lekë në raport me ditën e djeshme.

Kursi-i-kembimit-1

Paundi britanik ndërkaq ka rikuperuar pikë mëngjesin e sotëm pas nisjes negative të kësaj jave teksa është blerë sot me 138 klekë dhe është shitur me 139.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Edhe Franga zvicerane është forcuar duke shënuar rritje të kuotës këtë mëngjes pasi në raport me ditën e hënë është blerë me 116.4 lekë dhe është shitur me 117.4 lekë.

Monedha europiane sakaq është shfaqur e qëndrueshme ditën e sotme pasi krahasuar me fillimin e javës është blerë sot me 119.2 lekë dhe është shitur me 119.9 lekë referuar tregut të brendshëm valutor./ SCAN

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura