Ç’po ndodh? Dalje emergjence nga Brexit, Toni Bler propozon kufizimin e lëvizjes së lirë në BE

Sep 19, 2017 | 23:33
SHPËRNDAJE

Marrëveshja e daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian me gjasa nuk duhet vetëm të firmoset nga 27 vendet e irrituara anëtare të bllokut. Kjo marrëveshje duhet edhe të kënaqë audiencën e brendshme në Britani që është ndarë midis atyre që kanë pritshmëri marramendëse dhe atyre që e kundërshtojnë atë në çfarëdo lloj forme. Ndërkohë, ka rritje të ndjesisë se qeverisë – që njoftoi këtë javë se raundi i ardhshëm i bisedimeve në Bruksel do të vonohet me shtatë ditë dersa kryeministrja të mbajë një fjalim të rëndësishëm për Europën në Firence – i mungon aftësia politike për të farkëtuar një kompromis kaq delikat.

bbler

Pak ditë më parë, Toni Bler, talenti i të cilit për retorikë, ndihmoi në shitjen e paqes tek Irlanda e Veriut dhe të kapitalizmit në partinë Laburiste, nxitoi të dilte me një plan. Në një raport të publikuar nga një prej disa fondacioneve të tij, Bler propozon një marrëveshje e cila, sipas tij, do të zërë “hapësirën midis ‘Brexit me çdo kusht’ dhe anulimit të referendumit”. Ai sugjeron që BE duhet të dobësojë rregullat e veta për lëvizjen e lirë të njerëzve – nxitëse kryesore e votës për largim – në mënyrë që të bindë britanikët mbështetës të Brexit të kalojnë në kampin e atyre që duan të qëndrojnë në BE. Ose, sipas të tij, të paktën të pranojnë atë lëvizje të lirë që do ta bënte Britaninë të klasifikueshme për të qenë anëtare e tregut të përbashkët.

Disa nga propozimet e tij mund të jenë gati të pranueshme nga liderët europianë. Shtrëngimi i rregullave për përfitimet e emigrantëve, për shembull, tashmë është sugjeruar edhe nga Angela Merkel në Gjermani. Në Francë, Emmanuel Macron mezi pret të amendojë të ashtuquajturën direktivë të punonjësve, që lejon punëdhënësit që përkohësisht të aplikojnë paga dhe kushte të ndryshme për emigrantët nga ato për punonjësit vendas, shkruan tesheshi.com.  Por, këto dy rregulla vështirë se do të brenin opinionin britanik në lidhje me Brexit: në fund të fundit, David Cameron negocioi koncesione të ngjashme përpara se të shpallte referendumin e vitit të kaluar, por pa rezultat.

Duke rritur dozat e guximit, Bler sugjeron edhe kufizimin e lëvizjes së lirë për ata që nuk kanë një vend pune të sigurtë. Kjo mund të kënaqë dëshirën e mbështetësve të Brexit për të marrë në dorë kontrollin e politikave të emigracionit (edhe pse në praktikë nuk do të shkurtonte shumë numrin e tyre). Por nuk ka asnjë shans që liderët europianë të mund të marrin në konsideratë një ndryshim të tillë. Imigracioni shqetëson Bashkimin Europian, por shqetësimi ka të bëjë me migrantët nga jashtë bllokut, jo me ata brenda tij. Në mbështetje të reformës serioze të lëvizjes së lirë, dokumenti i Bler citon vetëm zëvendës-kryeministrin hollandez dhe ish-kryeministrin e Danimarkës e Finlandës.

Kërkimet për një dalje emergjence nga Brexit vijojnë….

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura