Ç’po ndodh? Britania i tregon “dhëmbët” mirë Putinit, nis goditjen e…

Mar 18, 2018 | 14:20
SHPËRNDAJE

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May ka shkuar edhe një hap më tej, duke shtuar tensionin e krijuar me Rusinë, kur tha se do të nisë goditjen e madhe të ‘parave të pista’ që shokët e Vladimir Putinit kanë fshehur në Londër.

4A4B24EA00000578-5513861-image-a-27_1521322815708

Në një përshkallëzim dramatik të luftës së ashpër diplomatike me Moskën, Kryeministrja do të synojë pasurinë e madhe që oligarkët rusë e kanë nxjerrë nga Rusia dhe e kanë investuar në prona dhe aksione në Britani të Madhe.

Përgjigja e ashpër e May, e cila vjen pasi ish spiuni rus dhe vajza e tij u helmua me agjent nervorë, një sulm që Britania beson të jetë kryer me urdhër të Putinit, mund të përfshijë edhe:

  1. Ligje urgjente që do ta bëjnë më të lehtë të gjenden pasuritë e paligjshme të rusëve me bazë në Rusi
    2. Ndalimin e vizave për aleatët e “presidentit rus” që të bëjnë udhëtime në Britani të Madhe
    3. Një fushatë për të detyruar “gangsterët” e dyshuar rusë në Britani të Madhe të japin llogari për ‘pasuritë e tyre të pashpjegueshme’

Kryeministrja May do të diskutojë një numër të madh masash të reja me ministrat dhe shefat e inteligjencës në një takim të Këshillit të Sigurimit Kombëtar këtë javë.

Forcimi i ligjeve kundër miliarderëve “të Putinit” vjen pas shkarkimit të diplomatëve britanikë nga Moska, duke ngritur tensionet pas sulmit me agjent nervor të ish-spiunit Sergei Skripal në Salisbury./PANORAMA/

Ambasadori britanik në Rusi Laurie Bristow i drejtohet medias duke lënë Ministrinë e Jashtme ruse në Moskë. Ai u përjashtua nga vendi krahas 22 diplomatëve të tjerë
Ambasadori britanik në Rusi Laurie Bristow i drejtohet medias duke lënë Ministrinë e Jashtme ruse në Moskë. Ai u përjashtua nga vendi krahas 22 diplomatëve të tjerë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura