Cozman në një romancë të re? Reperi publikon foton me vajzën misterioze

Sep 22, 2022 | 12:49
SHPËRNDAJE

Disa kohë më parë reperi i njohur Cozman u përfol për lidhje dashurie me një vajzë e cila quhej Fjolla.

Reperi e zbuloi lidhjen e tij teksa ripostoi në InstaStory një foto ku shfaqej duke përqafuar zeshkanen. Mirëpo duket se romanca ka përfunduar pëe reperin dhe tashmë ka gjetur një partnere të re.

Vajza misterioze duket se është komplet e kundërta e asaj që Cozman kishte më parë. Nga marrëdhënia me brunen tani ai duket se është i dashuruar me një bjonde.

Këtë gjë e zbuloi vetë artisti i cili publikoi një foto në një restorant në Romë dhe përballë tij ndodhet një vajzë, të cilës ka zgjedhur të mos ia bëjë të ditur identitetin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura