COVID në shkolla, dalin rastet e para në radhët e mësuesve e nxënësve. Në Tiranë, 12 mësues e 3 nxënës dalin pozitivë

Sep 16, 2020 | 13:27
SHPËRNDAJE

BESARTA BASHA/Pa nisur mirë mësimi janë shfaqur problemet e para në shkolla.Dita pare e shkolles dyndjet

Pandemia ka depërtuar edhe në radhët e stafit mësimor. Dymbëdhjetë mësues në kryeqytet janë infektuar, teksa prisnin 14 shtatorin për të nisur punën, ndërsa në Kolonjë dhjetë të tjerë qëndrojnë “peng” i tamponit dhe nuk mund të japin mësim deri në daljen e rezultatit.

Një konfirmim i mundshëm rrezikon madje dhe mbylljen e një shkolle pasi shumica e të dyshuarve janë pjesë e saj. Ndërsa në Tiranë mësuesit e “Jeronim de Radës”, Institutit të nxënësve që nuk shikojnë dhe “7 shkurtit” janë zëvendësuar që në ditën e parë. Fatmirësisht, nga mijëra nxënës që ka kryeqyteti, ISHP-ja numëron vetëm tre të infektuar të cilët po e zhvillojnë mësimin nga shtëpia.

“Çdo ndryshim në gjendjen e fëmijës do të jetë alarm për të na dhënë indicie për të thelluar gjykimin mjekësor dhe hetimin epidemiologjik”, deklaroi dje Abikela Prejsi, shefe e Epidemiologjisë, Njësia Vendore Tiranë. Rikthimi i nxënësve në shkolla ose “hapja e madhe”, siç e quan qeveria, pritet të shtojë vatrat e reja të infeksionit. Sipas rregullores, rastet e identifikuara me COVID mund të çojnë minimalisht mbylljen e një klase deri në mbylljen e shkollës për të kthyer mësimin online.

SITUATA NË KOLONJË

Mësimi në Kolonjë ka nisur i cunguar. Shkolla 9- vjeçare “Papa Kristo Negovani” ka hapur dyert vetëm për ciklin e mesëm të ulët, pasi infektimet e mundshme, kryesisht në radhët e mësuesve të ciklit të ulët, rrezikojnë të mbyllin të gjithë shkollën. Infektimi i sanitares së shkollës ka çuar në izolimin e pesë mësuesve që kanë pasur kontakte me të. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me pesë mësues të shkollave të tjera në qytetin e vogël. Deri në daljen e përgjigjes, shkolla në fjalë ka pezulluar procesin mësimor në disa klasa fillore të kësaj shkolle.

“Përshëndetje, në shkollën tonë ka dalë e infektuar me virus pastruesja. Sipas rregullave, edhe ne mësuesit bëmë tamponin. Deri në daljen e përgjigjes, ju nuk do të vini në shkollë. Me shpresën e lajmeve të mira, do t’ju lajmërojë mësuesja kur të vini”. Ky është mesazhi sinjalizues i njërës prej mësueseve dërguar klasës së saj kujdestare. Konfirmimi i testit të dhjetë mësuesve automatikisht çon në mbylljen e klasave për të zhvilluar mësim online, e madje vë në rrezik edhe shkollën. Përpara jo më shumë se një jave, pasi ishte paraqitur në ambientet e shkollës, sanitarja është identifikuar pozitive, çka ka shtuar dyshimet e mësuesve për të kryer testin.

Nga ana tjetër, drejtuesi i zyrës rajonale nuk ka marrë masat e duhura për zëvendësimin e mësuesve deri më tani. Një gjë e tillë ka shtuar ankthin dhe pasigurinë e prindërve për infektimin e fëmijëve në shkolla. Ata ndjehen të rrezikuar se virusi mund të jetë përhapur në shkollë, ndonëse mësuesit nuk janë paraqitur në punë këtë të hënë, si normalisht.

Dita pare e shkolles-masat-anti-covid-grumbullimet-dyndjet (16) Dita pare e shkolles-masat-anti-covid-grumbullimet-dyndjet (15) Dita pare e shkolles-masat-anti-covid-grumbullimet-dyndjet (14) Dita pare e shkolles-masat-anti-covid-grumbullimet-dyndjet (13) Dita pare e shkolles-masat-anti-covid-grumbullimet-dyndjet (12) Dita pare e shkolles-masat-anti-covid-grumbullimet-dyndjet (11) Dita pare e shkolles-masat-anti-covid-grumbullimet-dyndjet (10)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura