COVID-i “zbarkon” edhe te Dinamo, sulmuesi i bluve humbet derbin e kryeqytetit

Jan 21, 2022 | 9:18
SHPËRNDAJE

Sulmuesi i Dinamos, Stefen Çinedu, ka rezultuar pozitiv në testin anti-COVID që ka zhvilluar një ditë para ndeshjes me Kukësin, ndaj dhe ka munguar.

Cinedu goli

Ai është izoluar sipas rregullave, ndërkohë që stafi mjekësor po ndjek nga afër gjendjen shëndetësore të nigerianit, që aktualisht është e mirë.

Çinedu ka humbur kështu edhe derbin e së hënës me Tiranën, ai duhet të presë sa të dalë negativ në testet e radhës për të vazhduar më pas stërvitjen me pjesën tjetër të skuadrës.

Sulmuesi i ri u bashkua me vonesë me Dinamon gjatë përgatitjeve dimërore në Durrës.

Gjithashtu, ai pati edhe një dëmtim të lehtë dhe ditët e fundit u stërvit normalisht, por infektimi nga COVID-i e ka ndalur tashmë.

Të padisponueshëm për trajnerin Bledi Shkëmbi janë edhe mbrojtësi i majtë Aleksandër Isaevski dhe Rimal Haxhiu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura