Covid “hyn” në polici/ Infektohen dy efektivë, njëri dërgohet në spital. Si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore

Oct 18, 2020 | 19:45
SHPËRNDAJE

Në qytetin e Elbasanit janë prekur me Covid edhe dy punonjës të drejtorisë së Policisë.

Infektivi-mjeket-tamponet-analiza-koronavirusi-terreni-kontrollet-testet (22)

Burime për “Panorama” bëjnë të ditur se njëri është një oficer në këtë drejtori dhe tjetri është një efektiv i skuadrës “Shqiponja”.

Mësohet se efektivi i “Shqiponjës” ka shfaqur komplikacione dhe është dërguar me urgjencë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Sot në Elbasan u regjistruan 14 raste të reja me Covid, 7 prej të cilëve ishin mësues.

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot për 281 raste të reja pozitive dhe tre viktima në shkallë vendi. Nga fillimi i pandemisë Elbasani ka regjistruar 279 persona të infektuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura