Covid apo virozë? Mjeku jep këshillat: Ja shenjat kur një pacient duhet të shqetësohet! Nuk ka nevojë për antibiotik. Po të kisha mundësi supën do ta shkruaja në recetë

Jan 7, 2023 | 19:38
SHPËRNDAJE

Jemi në stinën e virozëve, por kjo i mbivendoset edhe covidi, i cili ende vazhdon të jetë prezent. Mjeku i njohur pneumolog Adrian Jorgji i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 dha disa këshilla kur një pacient duhet të shqetësohet dhe menjëherë të kontaktojë mjekun.

mjeko jorgji

Ai ka shtuar se është e vështirë edhe në vlerësimet klinike të ndahet nëse një infektim është nga gripi, viroza e stinës apo edhe Covid-19.

“Për një temperaturë që zgjat pa pushim 6-7 ditë. Për një temperaturë që për 3-4 ditë ka ndaluar dhe rikthehet, për një kollë që në ditët në vijim përkeqësohet, kur shtohet rëndesa në gjoks, apo ndjesia e një jo frymëmarrje të mirë, kur ndjesia trupore shtohet. Këto janë arsye për të cilat që duhet të shqetësohemi”, tha mjeku.

Në mënyrë kategorike Jorgji përjashtoi përdorimin e antibiotikëve, duke rekomanduar sa më shumë ushqime të plota, ndërsa u ndal veçanërisht tek supa.

“Nuk ka asnjë arsye, përveç ndonjë rasti të veçantë, por kjo duhet gjykuar nga ana klinike. Por nuk ka asnjë arsye. Virozat nuk shërohen me antibiotik. Ndërhyhet me antibiotik kur rastet ndërlikohen. Probiotiku më i mirë për mua janë ushqime të caktuara. Unë psh, supën po të kisha mundësi do e shkruaja në recetë, kos, ushqim të plotë. Supe jo me shumë yndyrë. Sepse yndyra shkakton çrregullime intesinela dhe përdorime bashkë me ilaçe sjell probleme intesinale. Prandaj thashë ushqime të plota, ashtu sic bëjmë për fëmijë të vegjël, pure, oriz, peshk të zierë, perime të ziera, por edhe lëngje”, tha mjeku Jorgji.

I pyetur nëse duhet të shqetësohemi për përhapjen e rasteve me covid në vende të ndryshme të botës, ai dha këtë përgjigje:

“Në botë ka filluar të flitet për distancimin. Po vazhduam pa asnjë përkujdesje e natyrshme që mund të ketë edhe masa të tjerë. Në Amerikë, ku statistikat janë më të rregullta pati dyfishim të rasteve. Po të shkojmë me këtë ritëm nuk e dimë çdo gjejmë përpara. Nuk është vetëm covidi, por edhe virozat e stinës. Nuk ka vend për panik, por përkujdesje ka vend. Kaq. Kur je i sëmurë nuk duhet të socializohesh shumë, duhet të kujdesesh për miqtë tuaj, pra një lloj edukate”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura