COVID 19 – Virusi që na ndryshoi parimet kushtetuese

Mar 17, 2020 | 11:17
SHPËRNDAJE

lulzim-alushaj-590x354

Nga Av. Dr. Lulzim ALUSHAJ

Në situatën që po kalojmë të përcaktuar nga hyrja në territorin kombëtar të një virusi të emërtuar COVID – 19 i cili, në rast se nuk merren masa të rrepta, rrezikon seriozisht jetët e shumë njerëzve (statistikat në vendet e tjera të prekura nxjerrin moshat e treta) mund të duket e tepërt të flitet për respektim të të drejtave kushtetuese. Si qytetar jam i ndërgjegjshëm që masat e marra me Aktet normative nr. 3 dhe 4/2020 janë të imponuara dhe janë nxjerrë për parandalimin e përhapjes së virusit dhe rregullimit të situatave për të cilat në kushte normale nuk do ishte e nevojshme të nxirrej një Akt normativ, por si profesionist i fushës së ligjit nuk mund të moskonstatojqë me këto aktedallohen ndërhyrje serioze të ekzekutivit në liritë dhe të drejtat themelore të individit.

Këto rreshta të cilat po përpiqem të mos i kaloj në kanale teknike por ti bëj të kuptueshmë nga çdo lexues, edhe pse e përsërisshkruhennë një moment jo të duhur për vendin, mendoj janë dhe duhet të bëhen pjesë e debatit publikdhe atij rregullator për sa kohë ka mundësi për rregullime.
Kushtetuta e Republikës tonë na ka njohur disa të drejta dhe liri individuale të cilat janë“të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik” disa prej të cilave janë e drejta e jetës, liria e shprehjes dhe e shtypit, e drejta e informimit, liria e ndërgjegjes dhe fesë, liria dhe fshehtësia e korrespondencës, paprekshmëria e banesës, e drejta e zgjedhjes së vendbanimit dhe lëvizjes etj. Në nenin 17 të Kushtetutës përcaktohet edhe mënyra e kufizimit të tyre “Kufizime të të drejtave dhe lirive të parashikuara në këtë Kushtetutë mund të vendosen vetëm me ligj për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Kufizimi duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë”. Pra kufizimet e të drejtave dhe lirive vendosen vetëm me ligj dhe duhet të jetë në përpjestim me gjëndjen që e ka diktuar atë kufizim, patjetër që rasti i kufizimeve të mëposhtme justifikohet dhe bëhet për të mbrojtur shëndetin por mënyrat “administrative” të zgjedhura mendoj janë jo kushtetuese.

Akti normativ është rast përjashtimor dhe i vetëm, duke patur parasysh se pushteti ligjvënës është i Kuvendit të Shqipërisë, që i jep pushtetit ekzekutiv fuqinë e ligjbëries të përkohshme me efekte të menjëhershme në të gjithë territorin dhe që humbet fuqinë në qoftë se nuk miratohet brenda 45 ditësh nga Kuvendi. Aktet normative nr. 3 dhe 4/2020 edhe pse në titull kanë “marrjen e masave administrative” kanë dukshëm elementë të kufizimeve të të drejtave dhe lirive kushtetuese të individit, kryesisht po citoj të drejtën e lëvizjes së lirë (neni 18 i Kushtetutës).

Duke marrë si burim zyrtar deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë të datës 16 mars 2020 rezulton se “në total janë testuar 563 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 51 raste” mendoj se nuk ka proporcion midis numrit të të prekurve në rang kombëtar me masat “administrative” që janë vënë në veprim nga organet publike (kryesisht policia e shtetit) në rang kombëtar. A mund të justifikohet bllokimi i lëvizjes së mjeteve private por më kryesorja lëvizja e lirë e individëve, qoftë edhe me orare, pa marrë parasysh kontekstin shqiptar të familjes, atë tëtransportit apo të vendodhjes së shërbimeve publike? E ka garantuar shteti të drejtën e shtetasve që kanë nevoja për ndihmë si p.sh. invalidë që duan ndihmës, të moshuar që nuk lëvizin dot në këmbë për të marrë pensionet apo kryer furnizime për mbijetesë e shumë raste të tjera të tilla?

Po të marrim për analogji situatën në Itali, ku shtrirja e epidemisë po merrte përmasa katastrofike (fatmirësisht dje u regjistruan më pak të prekur që prej fillimit të infektimit), lëvizja e mjeteve private dhe më keq lëvizja e individëve nuk ështëe kufizuar as e kushtëzuar nga orare (qëmbi të gjitha skanë asnjë bazë shkencore ku bazohen), sigurisht kufizimet janë vetëm në hyrjet dhe daljet e zonave që Autoritetet sanitare kanë përcaktuar si të tilla por asnjëherë drastike dhe në atë masë që të prekin liritë dhe të drejtat kushtetuese duke bllokuar e paralizuar lëvizjen.Aty mjafton vetëm një vetëdeklarim të arsyes përse lëvizet (brenda përcaktimeve në lidhje me situatën) dhe lëvizet akoma sot që gjendja është alarmante. Në rastin tonë, ndërprerja e shërbimit të transportit publik, bllokimi total i lëvizjeve me automjete private, bllokimi qoftë edhe me orare i lëvizjes së këmbësorëve praktikisht paralizojnë jetët e njerëzve dhe janë sakrificë shumë e madhe për të gjithë por kryesisht për shtresat që citova më sipër ndaj të cilave askush nuk di tëketë marrë masa për t’ju ardhur në ndihmë.

Dikush, patjetër në një moment kur ti jemi kthyer normalitetit, duhet të justifikojëdhe sqarojë proporcionalitetin mbi kufizimetetë drejtave kushtetuese me akt normativ dhe gjendjes reale i cili në titull ka vetëm “marrjen e masave të veçanta administrative” por në thelb (edhe pse për një qëllim të mirë dhe të justifikuar nga emergjenca sanitare COVID 19) na ka prekur të drejta dhe liri kushtetuese. Afati i akteve normative të më sipër cituar, pra dhe i kufizimeve serioze të të drejtave e lirive, do të vijojë “për aq kohë sa zgjat periudha e infeksionit të shkaktuar nga COVID-19” (neni 6 i Aktit normativ nr.3/2020) por jam i bindur që ne si shqiptarë do të dalim fitues ndaj këtij virusi e do studiojmë më mirë mënyrat e menaxhimit të situatave të epidemive/pandemiveashtu si duhet të bëjmë edhe me fatkeqësitë natyrore (rasti i fundit tërmeti) dhe të dalim nga improvizimet sa për të kaluar hallin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura