COVID-19 shënon bilanc tragjik viktimash në Maqedoninë e Veriut, ja sa persona janë testuar pozitivë në 24 orët e fundit

Jun 29, 2020 | 16:09
SHPËRNDAJE

Koronavirusi ka shënuar bilanc tragjik viktimash në Maqedoninë e Veriut, ndërsa 132 persona kanë rezultuar pozitivë me virus.

maqedoni

Referuar përditësimit të fundit të të dhënave bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 868 testime

Rastet e infeksionit sipas qyteteve: Shkup 57, Kumanovë 10, Dibër 1, Shtip 13, Prilep 7, Tetovë 19, Strugë 3, Veles 4, Manastir 1, Ohër 5, Kavadar 1, Gostivar 6, Probishtip 2, Shën Nikollë 2, Resnje 1

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 12 persona të diagnostikuar me Covid-19, në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera.

Pesë pacientë nga Shkupi, një nga Shtipi, dy pacientë nga Tetova, dy nga Struga, një nga Velesi dhe një pacient nga Gostivari.

Fatmirësisht numri personave të shëruar gjatë 24 orëve është 112, ndërsa që nga fillimi i pandemisë 6209 persona janë diagnostikuar me Covid-19, prej të cilëve 2427 janë shëruar kurse 298 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin  janë 2484 raste aktive me Covid-19.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura